Në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një fabrikë në Vushtrri.
Rasti ka ndodhur dje, ku si pasojë, janë lënduar tre persona. Njëri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Sipas mjekut, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.