Një fabrikë e llaçeve në Vushtrri është kapluar nga zjarri, teksa dy punëtorë janë lënduar.
Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot, në ora 07:45, është raportuar se brenda hapësirave të fabrikës “Extra” në Vushtrri ka ndodhur një zjarr. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin. Dy persona, punëtorë si pasojë e lëndimeve kanë kërkuar tretman mjekësorë”, tha Zahiti.