Sot, policia ka pranuar një informatë rreth një objekti të përfshirë nga zjarri, në rrugën Ukshi Hoti, në Pejton.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, ku ka treguar se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:45.
Ajo tha se nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 09:45, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin.
Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.”, ka konfirmuar Ahmeti.