18.5 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Digjen mbi tre hektarë pisha në Parkun e Sllatinës, shkak pakujdesia e një qytetari

- Advertisement -

Mbi tre hektarë me pisha janë djegur nga një zjarr që ka kapluar për më shumë se 24 orë Parkun e Pishave në Sllatinë.

Krejt kjo si pasojë e flakëve që u përhapen nga pakujdesia e një qytetari, raporton Klan Kosova.

Mbikëqyerësi i parkut, Agim Shishani, i tha gazetares së Klan Kosovës, Arife Halitit, se zjarri është nën kontroll nga zjarrëfikësit e Fushë Kosovës, që ujin po e bartin me shpinore.

Ndërkohë, janë kontaktuar edhe ekipet e zjarrëfikësve nga komunat tjera për të qëndruar në gatishmëri nëse do të ketë shpërthim të madh të flakëve.

Të ngjashme

Të fundit