8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Diddy rikthehet në Instagram disa javë pas arrestimit

- Advertisement -

P.Diddy ka thyer heshtjen në rrjete sociale për herë të parë pas arrestimit.

Ai përdori Instagramin për t’ia uruar vajzës së tij, Love Sean Combs, ditëlindjen.

Love Combs mbushi 2 vjeç të martën dhe llogaria e artistit postoi disa fotografi. “Gëzuar ditëlindjen. Gëzuar ditëlindjen dashuri. Babi të do”, thuhet në postim.

Komentet nën postimin në Instagram janë çaktivizuar dhe është ende e paqartë se si u b postimi me Diddyn aktualisht pas hekurave.

Diddy dhe Dana Tran mirëpritën Love Combs në tetor të vitit 2022 – më e vogla nga shtatë fëmijët e tij.

Sean “Diddy” Combs u arrestua në Nju Jork më 16 shtator me akuza federale të shantazhit dhe trafikimit të seksit. Diddy u deklarua i pafajshëm dhe avokati i tij, Marc Agnifilo, ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm.

Javën e kaluar, ekipi ligjor i Diddy bëri një kërkesë në gjykatë duke kërkuar një hetim nëse autoritetet federale zbuluan prova të çështjes në media, duke përfshirë videon e Combs duke sulmuar fizikisht të dashurën e tij të atëhershme Cassie brenda një hoteli në Los Anxhelos në 2016.

Diddy do të qëndrojë pas hekurave derisa të fillojë gjyqi i tij në maj 2025.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit