Home Rozë “Diddy më tha se mund të përfundoja ‘e vdekur në një bagazh”, shokon me deklaratën Danyel Smith, ish-kryeredaktore e revistës “Vibe”

“Diddy më tha se mund të përfundoja ‘e vdekur në një bagazh”, shokon me deklaratën Danyel Smith, ish-kryeredaktore e revistës “Vibe”

0
“Diddy më tha se mund të përfundoja ‘e vdekur në një bagazh”, shokon me deklaratën Danyel Smith, ish-kryeredaktore e revistës “Vibe”
Danyel Smith, ish-kryeredaktore e revistës ‘Vibe’, ka akuzuar Sean “Diddy” Combs se e ka kërcënuar me vdekje për mosmiratimin e fotografive të një kopertine të revistës.

Ajo pretendon se Combs i tha se do ta shihte të vdekur “në një bagazh” nëse nuk i tregonte fotografitë para publikimit.

Smith ka zbuluar këto detaje në dokumentarin e ardhshëm “Rënia e Diddy”, duke shpjeguar se ishte politika e revistës të mos i tregohej askujt përmbajtja para publikimit, shkruan DailyMail.

Pas kërcënimit, Smith tha se kërkoi falje nga Combs përmes avokatit të saj, dhe më pas kuptoi se ai kishte dërguar njerëz për ta frikësuar.

Çështja i ngjan akuzave të tjera të bëra ndaj Combs, të cilat përfshijnë përdorimin e shantazhit dhe dhunës për të mbajtur viktimat në heshtje.

Diddy, i cili është aktualisht në paraburgim për akuzat e trafikimit seksual dhe shantazhit, ka mohuar të gjitha akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.

Dokumentari ‘Rënia e Diddy’ do të debutojë më 27 dhe 28 janar në Investigation Discovery dhe Max, duke eksploruar dekada të tëra akuzash për abuzim dhe dhunë. /Telegrafi/

Exit mobile version