Sean “Diddy” Combs thuhet se ka humbur peshë të madhe tre muaj në burg pas akuzave për trafikim seksual dhe për shantazh.
Reperi 55-vjeçar, është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit metropolitane në New York në pritje të gjykimit, shkruan DailyMail.
Sipas një gazetareje që ndoqi procedurën të mërkurën, Diddy dukej në mënyrë tronditëse i brishtë [në peshë] gjatë seancës së fundit në çështjen e tij gjyqësore.
Elizabeth Millner, gazetare në Law and Crime, u citua nga Page Six duke thënë pas seancës.
“Ai dukej jashtëzakonisht i brishtë, [i hollë] gjë që mund të prisni (nga ai) brenda një qendre paraburgimi federale për disa muaj tani”.
“Shumë ndryshe nga stili i jetesës luksoze që ai jetonte më parë, ai dukej i dobët dhe ndoshta pasi paraburgimi i ka ndikuar në paraqitjen e tij”, shtoi Millner.
Gazetarja theksoi gjithashtu se paraqitja e tij ishte dukshëm ndryshe nga ajo se siç dukej herën e fundit, disa ditë përpara se të arrestohej më 16 shtator të këtij viti.