Pak ditë më parë, këngëtari Robert Berisha e tha vetë se është në një lidhje dashurie.
Vajza që i ka marrë zemrën është bukuroshja nga Prishtina, Laureta Maqedonci.
![](https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2022/05/lauretamac_274678130_333045491938944_5132162952184167837_n.jpg)
Pak kohë pas këtij zhvillimi, kanë qenë fansat ata që kanë pikasur një lëvizje në rrjete sociale.
Pas shumë kohësh, Nora dhe Roberti më nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
Ata kishin vazhduar të jenë miq në rrjete sociale, e madje nga projekti në projekt, gjithnjë kanë përkrahur njëri-tjetrin duke i shpërndarë këngët në InstaStory.
Nuk mund të thuhet sigurtë nëse heqja nga “following” lidhet drejtpërsëdrejti me zyrtarizimin e lidhjes por do ishte me të vërtetë koincidencë nëse do të ndodhte pas vitesh nga ndarja e tyre, fiks pak ditë pasi Roberti e pranoi me gojën e tij, romancën e parë që prej dhënies fund të martesës me Norën.
Kujtojmë se dyshja janë shembull për raport post-ndarje duke ofruar një model si askush tjetër në botën e të famshmëve shqiptarë.