Hamshori hollivudian, DiCaprio, është fotografuar në të njëjtin lokal me rumunen, Madalina Ghenea.
Siç raporton Daily Mail, çifti janë parë në një klub nate në Milano (edhe pse jo duke hyrë bashkë) dhe është interesant fakti se ata dy kanë qenë në lidhje në të kaluarën.
Me këtë rast, 35-vjeçarja kishte veshur një kostum shndritës të cilin e ka shoqëruar me taka të larta, ndërsa 47-vjeçari, si zakonisht, ka zgjedhur një dukje më të thjeshtë – xhinse të zeza, kapele dhe xhaketë.
Ndryshe, një burim i paidentifikuar i afërt me aktorin, kishte deklaruar më shumë se dhjetë ditë më parë se DiCaprio ka dëshirë të sistemohet dhe se dëshiron të heqë reputacionin e një zemërthyesi të Hollywoodit.
Duket se interesimi i tij i fundit për rumunen e bukur, me të cilën ka qenë në lidhje në të kaluarën, mund t’i konfirmojë fjalët e burimit.