-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

DiCaprio denoncon shpyllëzimin e Amazonës, presidenti i Brazilit reagon ashpër: Lër jahtin, pastaj na jep leksione

- Advertisement -

Denoncimi i Leonardo DiCaprio-s për shpyllëzimin e Amazonës nuk është pritur aspak mirë nga presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili sumlmoi yllin e Holyëood në një postim në Tëitter.

Më konkretisht, Leonardo DiCaprio shkroi në Twitter: “Sa i përhapur është shpyllëzimi në Amazon, një nga vendet më të rëndësishme të planetit tonë për njerëzit dhe kafshët e egra. Sipas hartës, zona ka pësuar një shpyllëzim të rëndë dhe të paligjshëm në 3 vitet e fundit, nga një industri nxjerrëse”.

Pak orë pas postimit të tij, presidenti brazilian ka vazhduar edhe me një postim tejet ironik në Twitter, duke i theksuar se nuk mund të flasë për shpëtimin e mjedisit kur është duke udhëtuar me jaht.

“Përsëri ti, Leo? Në këtë mënyrë ju bëheni “mesazhi im elektoral” më i mirë, siç themi ne në Brazil. Unë do t’ju thoja përsëri të lini jahtin tuaj përpara se të mësoni botën, por unë ju di për përparimtarë. Ju dëshironi të ndryshoni të gjithë botën, por jo veten, kështu që po ta them”, shkruan Jáir Bolsonaro.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit