Dibran Hoxha ngacmon live Tomë Gashin: Nuk mund t’i mbash dy kunguj nën sqetull, Kurtin dhe Osmanin, janë të rëndë

- Advertisement -

Analisti Dibran Hoxha ka kritikuar avokatin Tome Gashi gjatë një debati në emisionin Kosova Live, ku po diskutohej për raportet mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Ai tha se Gashi po tenton në çdo mënyrë të mbaj dy kunguj nën sqetull.

“Tome Gashi po tenton me i majt dy kunguj nën sqetull  edhe Vjosa Osmanin edhe Kurtin. Atëherë nuk po duket që mundesh me i majt të dy kungujt nën sqetull, se janë shumë të rëndë për me i majt. Konfrontimet mes tyre janë të forta po shkojnë duke i rrëzu vetë ata kungujt, kështu figurativisht po themi,” pëfundoi Hoxha.

Të ngjashme

Të fundit