11.3 C
New York
Wednesday, November 26, 2025

Buy now

“Diaspora nuk do ta votojë Kurtin”

- Advertisement -

Ish-deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 ka komentuar datën e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe pritshmëritë për rezultatin e tyre.

Ai tha se një datë më e përshtatshme për zgjedhje do të ishte 21 dhjetori, duke argumentuar se mbajtja e zgjedhjeve mes festave të fundvitit nuk është praktike.

“Është shumë më e përshtatshme që të shkohej në zgjedhje më 21 dhjetor, sepse kjo do të na lejonte të shmangnim numërimin e votave gjatë festave të fundvitit. Megjithatë, data e zgjedhjeve është brenda afatit ligjor, por e pakëndshme”, tha Zogaj.

Ai gjithashtu komentoi rolin e diasporës në zgjedhje dhe pritshmëritë për Kryeministrin Albin Kurti.

“Në zgjedhjet e tetorit, me votën e diasporës kemi dalë fitues dhe nuk kemi frikë. Ju bëj thirrje të gjithë që të votojnë, për të treguar se kush po e bllokon vendin dhe kush ka prishur marrëdhëniet brenda vendit”, u shpreh Zogaj.

I pyetur nëse beson se Kurti do të marrë vota nga diaspora këtë herë, Zogaj u shpreh i bindur se nuk do të ndodhë.

“Absolutisht jam i bindur. Në dhjetor, qytetarët e Kosovës do të tregojnë se kush po e ngec mbrapa vendin. Kjo do të shihet edhe në zgjedhjet lokale dhe do të konfirmohet në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, përfundoi ai.

Të ngjashme

Të fundit