Diaspora po vazhdon të jetë ‘motor’ goxha i fuqishëm i ekonomisë kosovare.
Gjatë vitit 2024, mërgimtarët i kanë dërguar në Kosovë hiç më pak se 1 miliard e 355 milionë.
Kështu të paktën thotë raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës i quajtur “Vjetari statistikor”.
Vendi prej nga vijnë më së shumti para është Gjermania me 33. 5 milionë euro, e më pas Zvicra me 20 milionë etj.
Nga viti 2014-të, remitancat kanë shkuar vazhdimisht duke u rritur.
Në atë vit shuma e parave që erdhën në Kosovë ishin 622.3 milionë euro, derisa në vitin 2021, për herë të parë u kalua shifra prej 1 miliard eurove. /Klankosova/