6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Diamanti i rrallë blu shitet në ankand për vlerën marramendëse

- Advertisement -

Një diamant blu mahnitës u shit sot për 41 milionë euro në një ankand Christie ‘s në Gjenevë të Zvicrës. “Blue Royal” është diamanti më i madh blu pa të meta i nxjerrë ndonjëherë në ankand.

Ndërsa vlerësuesit parashikuan se çmimi i shitjes do të kalonte 45 milionë dollarë, një përfaqësues i Christie’s komentoi se “është një shumë e madhe parash, duke pasur parasysh atë që po ndodh sot në botë”.

Max Fawcett, kreu i bizhuterive në Christie’s, tha se diamanti 17.6 karat në unazë ishte unik për shkak të ngjyrës së tij blu të shkëlqyer dhe formës së pandryshueshme.

Në të njëjtën ngjarje u nxorën në ankand edhe bizhuteritë e tjera, duke sjellë në total mbi 72 milionë euro.

Të hënën, në një tjetër ankand të Christie’s, ora e dorës e mbajtur nga Marlon Brando në filmin “Apocalypse Now” (1979) u shit për 4.66 milionë euro. Aktori kishte gdhendur firmën e tij në pjesën e pasme të orës që të mos e humbiste gjatë xhirimeve të filmit. Dy vjet më parë, e njëjta orë u shit në ankand për 2.08 milionë euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit