Marrëveshja e Brukselit, përkatësisht marrëveshja e Ohrit e vitit 2023, është një dokument i detyrueshëm për Kosovën dhe për Serbinë, i cili është pranuar nga Kryeministri i Kosovës Kurti dhe Presidenti i Serbisë Vuçiq.
Qëllimi përfundimtar i marrëveshjes është krijimi i “një marrëveshjeje juridikisht detyruese për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Mesazhet kyçe të Aneksit të Ohrit, veçanërisht pikat 4 dhe 5, rregullojnë në mënyrë eksplicite:
Të dyja palët do të mbështesin urgjentisht Deklaratën tashmë të negociuar për personat e zhdukur.
Kosova do të nisë menjëherë negociatat në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja për të realizuar një nivel të duhur të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme të arritura në dialog.
Të gjitha pikat e marrëveshjes janë obligative për të dyja palët në dialog, kështu që për Kosovën është e detyrueshme zbatimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa pala serbe është e obliguar të bashkëpunojë në dorëzimin e trupave të të zhdukurve.
Këto janë vetëm dy nga shumë pika të negociatave të Brukselit 2023, përkatësisht të Aneksit të Ohrit, të cilat ishin temë e negociatave trilaterale sot në Bruksel.
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe aktualisht është në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila pret nga qeveria e re e Kosovës të dorëzojë dokumentin.
Sa i përket marrëveshjes së mundshme të sotme, mendoj se z. Bislimi nuk është në pozitë të marrë ndonjë përgjegjësi vendimtare për shkak të situatës politike dhe kushtetuese.
Siç e dini, që nga fillimi i këtij viti, konkretisht pas zgjedhjeve të shkurtit, Kosova nuk ka një qeveri legjitime dhe ligjore që do të kishte përgjegjësinë për të marrë vendime për çështje të brendshme apo edhe të politikës së jashtme