23.1 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen paralajmëron takim të nivelit të lartë

- Advertisement -

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është deklaruar pas takimit trepalësh me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Ai tha se në këtë takim të gjatë kanë folur për përgatitjen e një takimit të dialogut të nivelit të lartë, duke dhënë shenjë për një takim të mundshëm mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Organizova një takim të gjatë të Kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Folëm rreth avancimit të normalizimit të marrëdhënieve të tyre në përgatitje të një takimi të Dialogut të nivelit të lartë, detyrimeve të zbatimit në pritje dhe çështjeve aktuale. Ramë dakord që diskutimi të vazhdojë së shpejti”, shkroi emisari i BE-së në X.

Derisa rreth takimit, ka folur edhe zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi.

Bislimi tregoi se kanë pasur një seri takimet, ku së pari kanë filluar me një trilateral, e më pas kanë vazhduar me ata bilateral.

Ai u shpreh se në pjesa e dytë ka qenë ajo qendrore e takimit, ku është diskutuar për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike.

“Kemi pasur një seri takimesh, prandaj edhe ka zgjatur, kemi filluar me një trilateral, i cili është takimi i parë i këtij formati me ndërmjetësin e ri, z.Sorensen. Ideja ka qenë që sot të kemi tri tema të ndryshme që trajtojmë, në pjesën e parë jemi dakorduar për principet se si duhet të udhëhiqen takimet në trilateral tash në kohën e z.Sorensen dhe aty mendoj që kemi arritur një dakordim të përgjithshëm.

“Në pjesën e dytë që ka qenë pjesa qendrore e takimit të sotëm kemi diskutuar për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike ku palët kemi treguar idetë tona se si mendojmë që mund të sigurohemi që Marrëveshja Bazike zbatohet, natyrisht se nuk ka pasur dakordim të plotë  mes palëve, andaj edhe neve na është dashur që në takimin e radhës t’i sjellim në mënyrë të shkruar, se si sigurohemi që versioni i sekuencimit të cilin kemi përfundu me z. Lajçak duhet të bëhet i pranueshëm për palët dhe të ecim tutje”, u shpreh ai.

 

Të ngjashme

Të fundit