9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Dialogu Kosovë-Serbi: Shpresat te ndërmjetësuesi i ri, BE-së i kërkohet ta shtojë presionin

- Advertisement -

Njohës të këtij procesi nuk presin rezultate drejt implementimit të tyre deri vitin e ardhshëm. Sipas tyre, vetëm pas zgjedhjes së ndërmjetësuesit të ri të këtij procesi, mund të ketë rezultate në dialog.

Tryeza e diskutimeve në Bruksel e cila vuri përballë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë këtij viti nuk solli rezultate.

Dakordime pati, por jo edhe veprime që çojnë drejt normalizimit, e as zbatim të marrëveshjeve të arritura më parë.

Njohës të këtij procesi nuk presin rezultate në dialog para shkurtit të vitit të ardhshëm.

Dritëro Arifi, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, tha për RTK se duke e parë gjendjen në BE dhe SHBA nuk pret se do të ketë diçka para shkurtit të vitit 2025. Ai tha se pala serbe po heziton.

Sipas politologut Fidan Ukaj, implementimi i marrëveshjeve mes dy shteteve mund të arrihet vetëm kur të zgjidhet ndërmjetësuesi i dialogut.

Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të tregohet po ashtu më i ashpër me Serbinë.

Sipas Dushan Janjiqit, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i mbushur me sfida dhe joefikasitet në zbatimin e asaj që është rënë dakord.

Sipas tij, situata aktuale kërkon një ripërcaktim të qasjes së BE-së dhe SHBA-së.

“Mandati i të dërguarit evropian u zgjat deri në fund të janarit, për shkak të mosmarrëveshjeve për emrin e ri dhe nevojës qe Brukseli të ridefinojë politikën për shumë çështje, përfshirë Kosovën. Për SHBA-në, çështja është ndryshe. Administrata amerikane mund të dalë me një politikë të re vetëm në shkurt, me kusht që të ketë një ndryshim. Përndryshe, politika mbetet e njëjtë”, ka thënë Janjiq për RTK.

Janjiq pret që Shtetet e Bashkuara të vazhdojë të përqendrohen në çështjet e sigurisë rajonale, ku prioritet është çështja e sulmit të Banjskës, por edhe problemet në Bosnjë e Hercegovinë.

“Me seriozitet do te punohet deri në janar, sepse ka detyrime që janë marrë, e qe janë shumë të rëndësishme për Amerikën, dhe mund te jene edhe tema e zgjedhjeve atje, nëse çështjet në terren siç është Banjska, nuk adresohen në mënyrë adekuate. Po ashtu, Dodik dhe Republika Serbe, të cilat po bëhen kërcënim dhe sfidë e drejtpërdrejtë për kredibilitetin e SHBA-së si garantues i paqes në Bosnje-Hercegovinë. Prandaj, pres që metodologjia të jetë serioze, dhe objektivisht Amerika duhet dhe do të presë BE-në”, ka shtuar Janjiq.

Janjiq pret që nga janari, pas zgjedhjeve në SHBA dhe me të dërguarin e ri evropian, duhet të përgatitet një paketë e metodologjisë së re për dialog. Thelbi i të cilit do te jetë efikasiteti.

Që nga viti 2011 Kosova dhe Serbia patën arritur një sërë marrëveshjesh, përfshirë këtu atë për lirinë e lëvizjes, energjinë, regjistrin civil, marrëveshje për drejtësi e rivitalizim të urës së Ibrit, e cila u ratifikua në Kuvend në vitin 2013.

Në vitin 2023 u arrit edhe marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve, por e cila edhe më tej nuk po gjen zbatim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit