Angel Di Maria ka zbuluar se do të pensionohet nga Argjentina pas përfundimit të Kupës së Amerikës që do të mbahet në vitin e ardhshëm.
Legjenda argjentinase ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e kombëtares për Kampionatin Botëror të vitit 2026.
“Do të pensionohem nga Argjentina pas Kupës së Amerikës, ka mbaruar për mua. E përqafova Messin te Paris Saint-Germaini dhe i thash ‘E vetmja gjë që jam i lumtur është që kam luajtur me ty në klub, që të shoh çdo ditë’”, ka thënë Di Maria.
35-vjeçari deri më tani ka 134 paraqitje me Argjentinën, teksa ka shënuar 29 gola. Ai ka luajtur një rol krucial në fitoren e Argjentinës në Kupën e Amerikës 2021 dhe në Kupën e Botës 2022, duke shënuar në dy finalet, ndaj Brazilit dhe respektivisht ndaj Francës.