Sport

Di Maria paralajmëron pensionimin nga Argjentina

By GAZETA SCANNER 1

November 20, 2023

Angel Di Maria është gati të tërhiqet nga Kombëtarja argjentinase.

Sulmuesi 35-vjeçar, i cili vesh fanellën e vendit të tij që prej 2008-ës ka deklaruar se ka vendosur tashmë tërheqjen, e cila do të vijë në fund të këtij sezoni.

“Copa America do të jetë kompeticioni i fundit i madh, që unë luaj me përfaqësuesen argjentinase. Këto janë vendime të vështira, pro duhen marrë, pasi po vjen një gjeneratë e re. E di që mund të vazhdoj të luaj në përfaqësuese, por nuk dua t’u mbyll hapësirat të rinjve të shumtë që kemi”, deklaroi Di Maria.

Sulmuesi debutoi me Argjentinën në vitin 2008 dhe që atëherë numëron 135 ndeshje dhe 29 gola të shënuar, teksa me fanellën ‘albiceleste’ ka fituar çdo trofe të mundshëm, përfshi edhe Kupën e Botës një vit më parë në Katar.

Di Maria luan te skuadra franceze Paris Saint Germain.