Pas Kim Kardashianit, edhe Leonardo di Kaprio rezulton të jetë përfshirë në një skandal të madh korrupsioni për të cilin po heton FBI-ja.
Media amerikane Blumberg shkruan se Di Kaprio ka miqësi të ngushtë me agjentin malajzian të bursave Xho Lou, ndaj të cilit Departamenti Amerikan i Shtetit ka ngritur akuza për pastrim parash. Lou akuzohet se ka grabitur nga 4.5 miliardë dollarë nga fondi shtetëror malajzian për investime, që njihet si 1MDB.
Di Kaprio, sipas Blumberg është marrë në pyetje për këtë marrëdhënie në vitin 2018.
Lou është një prej financuesve të filmit të fashmëm ‘Ujku i Uoll Stritit’, ku protagonist është Di Kaprio. Di Kaprio rezulton të jetë takuar për të parën herë me Xho Loun në vitin 2010 dhe që prej asaj kohe ka ruajtur miqësi të ngushtë me të. Madje edhe në filmin “Ujku i Uoll Stritit’ dyshohet se ka vënë në skenë pikërisht karakterin e Lout.
Për këtë çështje është pyetur nga FBI edhe Kim Kardashian, e cila në një rast gjatë qëndrimit në kazino me të ka përfituar 250 mijë dollarë.