200 çanta me pajisje të tjera shkollore në to, u shpërndan pasditen e së mërkurës në Fushë Kosovë.
Nxënësit e klasave të dyta dhe treta, të komuniteteve patën mundësinë që të marrin nga një secili për vete.
Ky projekt ishte bashkëpunim ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës dhe organizatës Islamic Relief Kosova, njofton Klan Kosova.
“Me Islamic Relief dhe me financim edhe prej komunës sonë kemi marrë iniciativë të përbashkët dhe kemi konkretizuar marrëveshje që numrit prej 200 fëmijëve t’iu ndihmojmë”, tha nënkryetari Besnik Osmani.
Ky projekt sipas menaxherit Blerim Gashi do të vazhdojë edhe në pesë komuna të tjera ditëve në vijim. Përzgjedhja e përfituesve të pajisjeve shkollore sipas përfaqësuesit të komuniteteve në Fushë Kosovë ishte bërë sipas gjendjes sociale të familjeve.
E prindërit për Klan Kosovën thonë që kjo iu ndihmojë shumë.