Camilla, e cila tani ka titullin e bashkëshortes mbretërore, kishte një marrëdhënie të ngushtë me Mbretëreshën Elizabeth edhe para se të martohej me Mbretin Charles.
Gjatë kohës kur Camilla ishte e martuar me oficerin e Ushtrisë Britanike Andrew Parker Bowles, marrëdhënia e dy grave ishte e shkëlqyer. Andrew së fundmi zbuloi se Mbretëresha i kishte dhënë atij dhe ish-gruas së tij, e cila më vonë do të bëhej nusja e saj, një qen Corgi.
Dihet se sa dobësi kishte mbretëresha Elizabeth për qentë e kësaj race. Askush nuk harron se ata ishin edhe në portretet zyrtare nga Kështjella Windsor për ditëlindjen e saj të 90-të.
Gjatë jetës së saj, ajo zotëronte më shumë se 30 Corgi, ku kafsha e saj e parë ishte Susan, e cila iu bë dhuratë në ditëlindjen e saj të 18-të dhe vazhdoi të kishte mbi 30 pasardhës.