27.1 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

Dhurata Dora paralajmëron bashkëpunimin me Raf Camora, lansohet më 27 korrik

- Advertisement -

Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora ka gati një tjetër projekt muzikor, që këtë herë do të jetë bashkëpunim.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron mbi 2.7 milionë ndjekës, këngëtarja ka njoftuar se po vjen me një bashkëpunim të ri me artistin nga Austria, Raf Camora.

Autorja e “Besame”, zbuloi se kënga mban titullin “Palma” dhe pritet të publikohet më 27 korrik.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

“X Raf Camora-Palma/27.07/23:59”, ka shkruar Dhurata në mbishkrimin e fotove të shkëputura nga xhirimet e videoklipit.

Kujtojmë që artisti austriak njihet për bashkëpunimet me reperët shqiptarë si Azet dhe Noizy, ndërsa ky do të jetë i pari me Dhuratën.

Ndërkohë, këngëtarja aktualisht po shijon suksesin e këngës solo që solli pak ditë më parë “Pa mu”.

Të ngjashme

Të fundit