24.4 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Dhunoi të dashurën, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

- Advertisement -

Një 31-vjeçar është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht të dashurin e tij.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistolete CZ me një karikator me 10 fishekë dhe 3.12 gram substancë narkotike e llojit kokainë, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“L. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e  prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprave  penale:

  • Dhunimi
  • Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, si dhe
  • Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme

Të fundit