Chris Brown është paditur pasi pretendohet se ka dhunuar një burrë në një klub nate në Londër. Në padinë e ngritur, ditën e enjte, Abe Diaw pretendon se këngëtari i njohur e ka goditur atë në fytyrë me një shishe tekila, në muajin shkurt në Londër.
Sipas padisë, Brown 34-vjeç, e ka goditur në kokë, duke e lënë atë pa ndjenja. Më pas, Brown dyshohet se ka vazhduar ta shkelmonte pamëshirshëm mbi 30 sekonda.
Diaw, i cili ishte 43-vjeç në atë kohë, përfundoi në spital me plagë në kokë dhe ligamente të këputura në këmbë, thuhet në padi, duke shtuar se i ka lënë dëme të përhershme dhe shqetësim të rëndë emocional.
Diaw pretendon se klubi i natës ka mundur të regjstrojë të gjithë ngjarjen përmes kamerave të sigurisë.
Deri tani nuk ende një reagim nga zëdhënësi apo avokati i këngëtarit lidhur me këtë ngjarje.
Brown ka një histori të gjatë ligjore në lidhje me dhunën pasi në 2009, ai dhunoi fizikisht Rihanna-n, e cila ishte e dashura e tij në atë kohë, duke e lënë me disa dëmtime në fytyrë. Brown u akuzua më pas për sulm të rëndë dhe kërcënime kriminale më 5 mars. Ai u deklarua fajtor për një krim më 22 qershor të atij viti dhe pranoi një marrëveshje për pranimin e fajësisë për punë në komunitet, pesë vjet shërbim prove dhe këshillim për dhunën në familje.