Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi të njëjtit dyshohen për dhunimin e shtetases së Shqipërisë, e cila dyshohet se ka probleme mendore.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se prokurori i shtetit ka urdhëruar që të sekuestrohet vetura, e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale.
“Dy persona janë arrestuar dhe janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuar për veprën penale “Dhunimi”. Arrestimi ka ardhur si rezultat i një pune intensive nga Policia e Kosovës me autorizimin e Prokurorit të Shtetit. Gjithashtu, prokurori i shtetit ka urdhëruar që të sekuestrohet vetura, e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale si dhe të sigurohet vendi i ngjarjes ku dyshohet se është kryer kjo vepër. Janë dërguar në mbajtje.”, tha Nikçi.