2.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

“Dhuna në Kuvend është shëmti”: Abdixhiku vazhdon me “rrugën e tretë”

- Advertisement -

Lumir Abdixhiku, Kryetar i i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili sot s’ishte pjesëmarrës në seancën e Kuvendit të Kosovës ku pati edhe përleshje fizike, ka reaguar duke e quajtur “shëmti” dhe “episod të errët të histtorisë parlamentare në vend”.

Reagimi i Abdixhikut:

Një episod i errët i historisë parlamantare në vend; në një kohë kritike për Republikën dhe të ardhmen tonë si shtet.

Dhuna nuk është mjet, nuk ishte as sot e nuk ishte as dje. Dhuna në Kuvendin e Kosovës është shëmti. Ajo shpërfytyron vet demokracinë dhe kulturën politike për të cilën kemi nevojë si shoqëri.

LDK e refuzon këtë qasje si mjet. Siç dhe refuzon gjuhën polarizuese, përçarëse e nxitëse që është bërë tashmë standard i sjelljes së pushtetit.

Dhe jemi krenarë për këtë.

Duket se rruga e Kosovës është e humbur tashmë. Vendi ynë ka nevojë për një rrugë të re, të tretë. Një që na bën vend normal, zhvillimor e euroatlantik.

Prandaj sot vazhdova këtë rrugë. Në Bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’, zhvillova takimin e tretë konsultativ, këtë herë me profesorë universitarë e me diplomatë. Mes diskutimeve përmbajtësore për udhëkryqin historik të Republikës dhe nevojën e ndërtimit të masës kritike, gjetëm ide e pikëpamje fundamentale për nismën tonë.

Ky vend, ky shtet, kjo shoqëri ka nevojë për zgjim kolektiv, e vendosje të binarëve euroatlantik. Ju ftoj në këtë rrugëtim!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit