Lajmi është konfirmuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kujtojmë se dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për ish-ushtarët e UÇK-së.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për shtetasit e Kosovës të cilët ndodhën në Hagë. Procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së”, ka potencuar Elezi.