Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Hagës ka vendosur që t’ia vazhdojë paraburgimin Ismet Bahtijarit më 26 Nëntor.
Zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle, ka thënë paraburgimi është vazhduar sepse është konstatuar që ende ekziston rreziku që të pengohet procesi i punës së Speciales.
“Më 26 nëntor, në çështjen Januzi dhe të tjerët, Trupi Gjykues I vendosi vazhdimin e paraburgimit të Ismet Bahtijarit, sepse konstatoi që ende ekzistojnë rreziqe që ai të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra të tjera penale, dhe se këto rreziqe mund të zvogëlohen mjaftueshëm vetëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimeve që zbatohet në objektin e paraburgimit të DHSK-së”.
“Sipas kornizës ligjore të DHSK-së, gjykatësit duhet të marrin në shqyrtim nëse paraburgimi është ende i përligjur çdo dy muaj”, thuhet në njoftim.