Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen ndaj Sllovenisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
FFK-ja ka publikuar një video në rrjetet sociale nga dhomat e zhveshjes.
Mësohet nga kjo video, se “Dardanët” ndaj Sllovenisë sonte luajnë me fanellat e zeza.
“Fanellat të rreshtuara, në pritje të atyre që u japin shpirt dhe krenari këtyre ngjyrave”, shkruhet në këtë postim
Kujtojmë që ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 në Lubjanë./Indeksonline/






