7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së e miraton hetimin ndaj sekretarit të Sigurisë së Atdheut, Mayorkas

- Advertisement -

Shumë republikanë e fajësojnë sekretarin Mayorkas për një turmë të pashembullt të emigrantëve në kufirin mes ShBA-së dhe Meksikës, raporton televizioni BBC.

Dhoma e Përfaqësuesve, ku shumicën e ulëseve i ka Partia Republikane në opozitë, votoi me 214 vota “për” e 213 “kundër” për këtë hetim. Kjo ishte përpjekja e parë pas një votimi të dështuar javën e kaluar.

Çështja tani do të dërgohet në Senat, ku shumicën e ulëseve i ka Partia Demokratike në pushtet dhe ku pritet që hetimi të mos miratohet.

Presidenti amerikan, Joe Biden, të martën e quajti këtë votim “akt flagrant të besnikërisë partiake antikushtetuese” dhe “marifet politik”.

Kundërshtarët e sekretarit Mayorkas e akuzuan atë për mospërmbushje të betimit që “në mënyrë të mirë dhe besnike t’i shlyejë detyrat” e zyrës së tij përmes dështimit që të bëjë më shumë për ta siguruar kufirin.

Votimi ishte kryesisht i ndarë në vija partiake. 210 demokratë votuan kundër hetimit të sekretarit, bashkë me tre përfaqësues republikanë: Tom McClintock, Ken Buck dhe Mike Gallagher.

Në një deklaratë të lëshuar pak pas votimit, Bideni e mbrojti sekretarin e tij, duke e quajtur “shërbëtor publik të ndershëm”.

“Ai e ka mbështetur sundimin e ligjit në mënyrë besnike dhe ka dëshmuar një përkushtim të thellë ndaj vlerave që e bëjnë vendin tonë të madh” – tha presidenti amerikan.

Më shumë se 6,3 milionë imigrantë kanë hyrë në ShBA në mënyrë të paligjshme nga viti 2021, duke e bërë këtë temë çështje përçarëse e të diskutueshme para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Kjo çështje madje është fokus i rëndësishëm i fushatës së ish-presidentit Donald Trump për ta rrëzuar nga pushteti presidentin e tanishëm, Biden.

Zëdhënësja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Mia Ehrenberg, i akuzoi republikanët se po e kalojnë kohën “duke shkelur mbi kushtetutë” në vend që të “punojnë për t’i zgjidhur sfidat serioze në kufirin tonë”.

Në anën tjetër, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, i cili vjen nga radhët e Partisë Republikane, tha se sekretari Mayorkas “e meriton që të hetohet”. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit