Në kuadër të ditëve të mërgatës, dhjetëra mërgimtarë janë mirëpritur sot në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kryetari i Komisionit për organizimin e PDK-së në mërgatë, deputeti Elmi Reçica ka bashkëbisesuar me pjesëtarët nga mërgata dhe ka dëgjuar nga ta ide të ndryshme për të ardhmen e vendit.
“Dera e Partisë Demokratike të Kosovës është gjithmonë e hapur për mërgimtarët tanë, për të bashkëbiseduar dhe bashkëpunuar me qëllim të fuqizimit të PDK-së dhe në interes të vendit tonë”, ka thënë Reçica.
https://fb.watch/m8Pc3Ndl53/?mibextid=9R9pXO