2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Dhjetë burra përfshihen në një rrahje, katër prej tyre marrin ndihmë mjekësore

- Advertisement -

Në fshatin Llapllasellë të Graçanicës, dhjetë persona janë përfshirë në një rrahje. Katër prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore, pasi që si pasojë e përleshjes kanë pësuar lëndime trupore. Sipas policisë të dyshuarve u është bërë dhe testi i alkoolit  i cili ka rezultuar pozitiv për nëntë prej tyre.

“Dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur në mes vete, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, me ç’rast u është bërë alkool-testi, i cili ka rezultuar pozitiv për nëntë persona. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti  në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit