Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas vrasjes së 21 vjeçares në Ferizaj, ku dorasi dyshohet të ketë qenë ish-bashkëshorti i saj.
Çitaku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se lehtësia me të cilën gratë po vrahën, duhet të jetë një këmbanë shurdhuese.
“Dhimbje pafund për Eronën, jeta e së cilës u shua sot nga ish bashkëshorti. Lehtësia e padurueshme me të cilën vrahen, dhunohen, ngacmohen, cenohen, gratë në Kosovë, duhet të jetë një këmbanë shurdhuese për secilin prej nesh.” – ka shkruar ajo.
Ndryshe, 21 vjeçarja dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj. I plagosur ndërkaq, mbeti edhe vëllai i mitur i viktimës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetë.