-6.8 C
New York
Thursday, February 20, 2025

Buy now

Dhimbja nga periodat mund të jetë aq e madhe sa ataku në zemër

- Advertisement -

John Guillebaud, Profesor i shëndetit riprodhues në Universitetin e Londrës, zbuloi se studimet tregojnë se dhimbja nga menstruacionet mund të jetë aq e madhe sa ataku në zemër.

Ndërkohë, Dr.Imogen Shaw, e specializuar në shëndetin e grave, e mirëpriti komentin e tij duke thënë: “Nuk them se dhimbja e menstruacioneve është studiuar gjerësisht”.

Megjithëse kohët e fundit janë thyer tabutë për periodat përmes fushatave në rrjetet sociale, sërish nuk i është kushtuar rëndësi mjekësore në studimet e kryera.

Nuk është vetëm dhimbja nga menstruacionet që nuk merret seriozisht te femrat, por edhe dhimbja e tyre në tërësi në fushën e mjekësisë.
Studimet e fundit tregojnë se dhimbja e grave injorohet përgjithësisht nga doktorët.

Burrat presin rreth 49 minuta për t’u kuruar nga dhimbja e barkut, ndërkohë femrat presin 65 për të njëjtat simptoma. Kjo ndodh pasi gratë mendohet se i ekzagjerojnë dhimbjet e tyre dhe bëhen më dramatike seç duhet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit