Analisti Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21 për 100 eurot që qeveria në detyrë iu ka dhënë studentëve tha se ky veprim tregon që Albin Kurti po ndjen pasiguri në vetvete.
Ai tha se kjo pasiguri lidhet me arritjen e rezultateve, ku shtoi se “Kurti nuk po lë mjet pa e përdorë për të arritur atë rezultat”.
“Nëse flasim për 100 eurot kjo që ju është dhënë studentëve, unë mendoj që këtu ka disa kënde prej të cilave mund të shikojmë këtë akt. Këndi i parë prej të cilit kishim mund të shikojmë është që Kurti po ndjen pasiguri në vetvete për arritjen e rezultateve të cilat i ka si ambicie dhe për këtë nuk po lë mjet pa e përdorë për të arritur atë rezultat. Edhe unë mendoj që dhënia e të hollave ka të bëjë me pasigurinë e tij sepse nëse do të kishe pasë siguri nuk do të kishte hyrë në këtë valle e cila mund të përceptohet si tendenc për korruptim të studentëve për me marrë votën”, tha Peci.






