Home Lajme Dhëndrri i Trump, zyrtarisht investitor strategjik në Shqipëri

Dhëndrri i Trump, zyrtarisht investitor strategjik në Shqipëri

0
Dhëndrri i Trump, zyrtarisht investitor strategjik në Shqipëri

Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka miratuar statusin e investitorit strategjik për projektin 1.4 miliardë euro të Jared Kushner, dhëndrrit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ky pritet që të ndërtojë resorte luksoze në ishullin Sazan të Shqipërisë.

A2CNN raporton se në vendimin e Komitetit, thuhet se “projekti i investimit i plotëson kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni për investimet strategjike”.

Po ashtu, bëhet me dije se se resortet turistike do të ndërtohen në një sipërfaqe 45 hektarë tokë, si dhe parashikohet përmirësimi dhe riparimi i marinës aktuale në Sazan.

Në vendim, po ashtu sqarohet se edhe shteti i Shqipërisë do të jetë bashkëpjesëmarrës në investim.

Lidhur me këtë, kryeministri Edi Rama, kishte folur kohë më parë, duke kritikuar kritikët që shpërthyen menjëherë pas këtij lajmi.

“Këto ditë, Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump dhe një sipërmarrës i njohur amerikan, shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri.

Po ata, që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembullin e paarritshëm si shembuj të paarritshëm për zhvillimin në turizëm sot flasin për rrezkun që i kanoset Sazanit nga kthimi i një xhevahiri i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe.

Ne nuk do shesim as Sazanin e asnjë ishull tjetër me pronësi shtet” – kishte thënë Rama.

Exit mobile version