Rruga alternative që Komuna e Kaçanikut ua sugjeroi qytetarëve pas bllokimit të urës, nuk po i përmbushë standardet për qarkullim. Sipas kalimtarëve, kjo për faktin se është shumë e ngushtë dhe kalimi andej është goxha i vështirë.
Sfidë kalimin nëpër atë rrugë e pati çdo ditë Mevlud Kuka, i cili punon si shofer i autobusit.
Rruga e ngushtë, 50-vjecari thotë se disa herë i shkaktoi edhe incidente gjatë udhëtimit. Përveç pakënaqësisë për zgjatjen e punimeve në këtë rrugë, të pakënaqur nga rruga ishte pothuajse çdo shofer që kalonte.
Madje ky i fundit i cili qëlloi të jetë dhëndër Kaçaniku, tha se po e ka fort problem këtë rrugë. Kjo për shkak se nuk po mundet të shkojë shumë shpesh të miqtë e të e takojë vjehrrën.
Punimet në këtë tunel dhe bllokimi i urës kanë filluar që nga shtatori i vitit 2024 dhe punimet po vazhdojnë ende.