Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në fshatin Gullubovc të Malishevës, ku të vdekur kanë mbetur dy vëllezër të këtij fshati.
Graishta ka thënë se dorasi është nga Drenasi dhe se është dhëndri i viktimave.
“ Sot rreth orës 11:30 ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në fshatin Gullbovc të Malishevës. Viktimat janë nga ky fshat dhe janë vëllezër. I dyshuari është dhëndri i tyre nga komuna e Drenasit. Viktimat janë dërguar në emergjencën e Kijevës ku dhe më pastaj është konstatuar vdekja e tyre”, tha ai.






