Olympique Marseille ka fituar 4:0 ndaj Lorientit në Ligue 1.
Kampioni i botës me Francën, Benjamin Pavard, shënoi gol në minutën e 20-të për 2:0.
Kësisoj ai realizoi gol që në ndeshjen e parë me fanellën e klubit të tij.
Pavard, i cili është i martuar me një vajzë me origjinë nga Kosova, festoi golin duke bërë shqiponjën.