29.1 C
New York
Monday, June 23, 2025

Buy now

Dhëndri i Trumpit, Jaredi, në Tiranë

Miratimin e parë e ka marrë nga qeveria shqiptare.

Sot biznesmeni i madh amerikan, dhëndrri i Donald Trump, Jared Kushner po qëndron në Shqipëri në dritën e planit për investimin e madh 1.4 miliardësh në ishullin shqiptar, në Sazan – përkatësisht një kompleks të madh hotelesh, raporton Nacionale.

Plani i investimit të Kushner pati marrë Status të Investitorit Strategjik në fillim të këtij viti për ndërtim të rezortit luksoz në ishullin e pabanuar të Sazanit. “Fakti që një ndërmarrës me kaq renome ka dhënë interesim për investim në Shqipëri neve na bënë krenar dhe të kënaqur”, patën thënë nga qeveria shqiptare për “New York Times”.

Për investimin 1.4 miliardësh që Kushner do ta realizojë në Sazan, referuar dokumentit që kishte publikuar Qeveria e Shqipërisë më 30 dhjetor, thuhet se përmbushen të gjitha kritetet e kërkuara nga legjislacioi për investime strategjike. “Gjatë zhvillimin dhe pjesëve operacionale të investimit, parashihte punësimi i një mijë personave”, thuhet në vendim.

Kushner vitin e kaluar i pati thënë “The Post” se “mundësia për të zhvilluar 3 milje vijë bregdetare të hijshme në jë ishull në zemër të Mesdheut është unike“.

Në dokumentin e Qeverisë së Shqipërisë ku Komisioni për Investime Strategjike i ka dhënë dritën jeshile projektit të Kushner thuhet se do të punohet për heqjen e çfarëdo municioni të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, pasi ishulli shërbente si një fortesë ushtarake.

Kompania e Kushner, “Affinity Partners”, pati deklaruar se planifikojnë të ndërtojnë një “eko-rezort” pesë yllësh i cili këtë ish-bazë ushtarake do ta shndërrojë në “destinacion të gjallërishëm ndërkombëtar të mirëpritjes dhe kënaqshmërisë”.

Të ngjashme

Të fundit