Asamblisti i VV-së në Prishtinë njëherësh dhëndër i ministrit Liburn Aliu, Berat Lahu, ka reaguar pas komunikatës nga Qendra e Vetëvendosjes në kryeqytet.

Lahu ka thënë se komunikata është shpifje. Sipas tij, shumë herë është abuzuar me emrin e Kurtit, sikur me rastin e pronave në Badvoc.

Postimi i plotë:

Reagim ndaj komunikatës së Qendrës së Prishtinës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Për ngjarjen e djeshme në Kuvendin komunal, dje pasdite Qendra e VETËVENDOSJE-s! në Prishtinë ka lëshuar një komunikatë që nuk është aspak e denjë për subjektin më të madh në Prishtinë. Lëvizja Vetëvendosje, komunikatat gjithmonë i ka bazuar në fakte përderisa kjo e djeshmja përmbanë vetëm shpifje.

Unë në asnjë moment nuk e kam implikuar në asgjë Kryeminstrin Kurti, por vetëm kam shprehur mllefin që shumë herë është abuzuar me emrin e tij e të kryesisë qendrore, ashtu si në rastin e turpshëm të këmbimit të pronave në Badoc.

Në komunikatën e djeshme akuzohem për kontrabandim të Buxhetit e mundësim të realizimit të interesave të Devollëve – deklarime të cilat asnjëra nuk qëndrojnë. Për votimin e Buxhetit, tashmë kryesia e qendrës dhe vet Gëzim Sveçla kanë marrë vendim që të votohet në mënyrë që të mos shkohet në zgjedhje të parakohshme, ndërsa për zgjerimin e kufirit të zonës ekonomike propozimi ka ardhur gjatë seancës, gjë të cilën në asnjë situatë nuk do ta përkrahja.

Ata po më akuzojnë mua për pazare me oligarkë, që është një shpifje e pastër, në ndërkohe që kam qenë vet unë që kam kundërshtuar realizimin e intresave të Devollëve në shumë raste, njejtë siq e kam kundërshtuar këmbimin e pronave në Badoc me prona në Prishtinën e re.

Qendra e Prishtinës në vend se të bëjë akuza të pabaza kundër meje do të duhej të merrej me Egzon Azemin, i cili në seancën e djeshme duke e ditur se kamerat kanë qenë të kthyera nga ne, është afruar me vetëdije dhe ka provokuar. Njësoj është dashur të merren masa edhe ndaj Gëzim Sveçlës, që në rastin e Badocit, duke spekuluar në emër të kryesisë qëndrore mundësoi kuorumin për miratimin e vendimit të shkëmbimit të pronave në Badoc.

Unë besoj në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe në Kryeministrin Kurti, andaj edhe ju bëjë thirrje strukturave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që t’i trajtojnë këto shpifje të pabaza dhe të merren masat përkatëse.