Buxheti i Komunës së Prishtinës është votuar pas disa përpjekjeve. Këtë e ka ndihmuar edhe qëndrimi i asambleistëve të Vetëvendosjes në sallë të cilët i bën kuorumin.
Ndër asambleistët e VV-së është edhe Berat Lahu, dhëndri i ministrit Liburn Aliu.
Votimin e buxhetit nuk e mirëpriti shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla i vili ka vandalizuar komunën.
Sveçla u xhirua nga asambleistët e tjerë teksa shkulte mikrofonat në shenjë proteste.
Kush është Berat Lahu?
Berat Lahu është dhëndrri i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, ai sihte arrestuar në vitin 2022 nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar të Sharrit.
Aksioni ‘Brezovica’, për të cilin është prangosur Lahu dhe gjashtë të tjerët, ka vazhduar sot për të tretën herë me radhë, nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkung Kombëtar ‘Sharri’, në zonën e Brezovicës.
Ndryshe, prokuroria Themelore në Ferizaj, ka dalur me komunikatë për shtatë personat të cilët u arrestuan mëngjesin e së mërkurës në aksionin “Brezovica 6”, të njëjtit nga prokuroria është thënë dyshohen për veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Fajdeja” si dhe “Ushtrimi i ndikimit”.
“Gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur njëmbëdhjetë (11) lokacione të ndryshme, konkretisht tetë (8) lokacione në qytetin e Prishtinës, dy (2) në Podujevë dhe një (1) në Fushë Kosovë, ku me ç’rast, janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh”.
Në këtë aksion i cili është vazhdimësi e aksioneve më herët, thuhet se janë kontrolluar dhe bastisur 11 lokacione të ndryshme, konkretisht tetë lokacione në qytetin e Prishtinës, dy në Podujevë dhe një në Fushë Kosovë./periskopi.net