Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, është arratisur nga vendi, ka konfirmuar BBC, pas protestave masive për krizën ekonomike të ishullit.
Presidenti kishte qenë i fshehur pasi turmat hynë në pallatin e tij të shtunën.
Vëllai i tij, ish-ministri i Financave Basil Rajapaksa, gjithashtu është larguar nga vendi i goditur nga kriza, thanë burimet për BBC.
Protestuesit kishin kërkuar që presidenti dhe kryeministri i tij të largoheshin ose të përballeshin me demonstrata shumë më të mëdha.
Pritet të largohet edhe kryeministri i Rajapaksa, raporton BBC.
Presidenti më herët u zotua të japë dorëheqjen të mërkurën mes protestave masive për krizën ekonomike të përkeqësuar të ishullit.
Vëllai më i vogël i Presidentit Gotabaya Rajapaksa u pengua të largohej nga vendi 24 orë më parë, por tani thuhet se po shkonte për në SHBA./abcnews.al./