Devolli Corporation ka marrë tri shpërblime nga Oda Ekonomike e Kosovës e cila ka ndarë çmimet vjetore për vitin 2021.
Devolli Corporation në këtë ceremoni u shpërblye me çmimet “Tatimpaguesi i vitit 2021”, “Eksportuesi i vitit 2021” dhe “Punëdhënësi i vitit 2021”.
Devolli Corporation ishte shpallur edhe në vitin 2019 si “Tatimpaguesi i vitit”.
Devolli Corporation me kompanitë e saj ka të punësuar afro 4.200 të punësuar dhe një rrjet prej rreth 15 mijë bashkëpunëtorëve të drejtpërdrejtë.
Devolli Corporation në vitin 2021 ka shënuar rekorde të reja, duke mbajtur statusin e korporatës lidere në vend.
Në vitin e kaluar, kjo korporatë, me degët e saj në Kosovë dhe botë, ka arritur një qarkullim të përgjithshëm prej rreth 400 milionë eurosh, prej të cilave rreth 200 milionë janë eksport në vendet e Evropës, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.