-0.1 C
New York
Saturday, January 17, 2026

Buy now

Detyrimi për lajmërim: S’zbatohet aktgjykimi, maltretohen pensionistët (Video)

- Advertisement -

Shfuqizimi dhe shpallja e disa neneve të Udhëzimit Administrativ si të paligjshme rreth një muaj më parë që obligojnë pensionistët të lajmërohen çdo 6 muaj në Departamentin e Pensioneve, mbeti në sirtarë.

Pse i njëjti nuk po merret parasysh, Ministria e Financave të premten nuk i ktheu televizionit Klan Kosova përgjigje, raporton Klan Kosova.

Ndaj, situata në zyrat në të cilat duhet të paraqiten të moshuarit, vazhdon të jetë e njëjtë.

Dikush e humbi pensionin duke u thirrur në lajmërimin e Gjykatës.

Ankesa ka edhe për shoqatën e pensionistëve.

Ky proces që ministria po thuhet se po e zvarrit, nuk do shumë punë për implementim, thotë Bahri Xhaferi, ish-drejtor i Departamentit për Pensione.

Ai bëri me dije se institucionet e kanë obligim që t’i zbatojnë çdo vendim të Gjykatës.

Të ngjashme

Të fundit