10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Detyrë e jona ishte të shpallim referendumin, votimi u mbetet qytetarëve”, thotë ministri i Kurtit

- Advertisement -

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, duke folur nga veriu ku po zhvillohet referendumi për çvotimin e kryetarëve shqiptarë – me pjesëmarrje zero nga komuniteti serb pas bojkotit të njoftuar – ka thënë se detyrë e shtetit ishte të iniconte këtë referendumin, por se “pjesa tjetër (votimi) u mbetet qytetarëve”.

“Unë sot fillova t’i vizitoj disa prej hapësirave ku po organizohet votimi i pyetjes se a do të duhet të largohet kryetari i komunës nga funksioni ose jo, një proces i filluar vitin e kaluar në gusht kur filluam si ministri që të hapim mundësinë që qytetarët të deklarohen rreth pakënaqësisë së tyre për kryetarët në funksion. Udhëzimi administrativ e ka hapur mundësinë që përmes peticionit të parashtrohet me 20 për qind të votuesve të një qyteti ku ata e kanë iniciuar këtë peticion. Sot është hapur gjithçka në rregull dhe po shohim si po shkon procesi”, ka thënë Krasniqi.

“Qeveria e Kosovës e ka pasur detyrën dhe mandatin që të mundësojë që qytetarët që dëshirojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre ta bëjnë me të drejtën që u garantohet përmes Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Detyrë e jona ka qenë ta bëjmë këtë mundësi që qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre. Detyrë e shtetit ka qenë edhe organizimi i procesit, pjesa tjetër i mbetet qytetarëve”, është shprehur ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit