13.1 C
New York
Sunday, November 16, 2025

Buy now

Detonatorë ndezës në Leposaviq, Sveçla: Serbia përmes bandave kriminale vazhdon të planifikojë sulme terroriste në Kosovë

- Advertisement -

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla ka thënë se Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Kosovë. Kështu thotë ai teksa i referohet edhe rastit të fundit ku KFOR dhe Policia e Kosovës gjetën 10 detonator ndezës me fitila (kabllo) në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq

“Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës. Dje Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in kanë gjetur dhjetë detonator ndezës me fitila (kabllo) në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq. Shtrirja e Policisë së Kosovës, prania e institucioneve tona të sigurisë, ka bërë të mundur që të tilla mjete që do të përktheheshin në sulme të rrezikshme terroriste, të kapen e të shmangen apo minimizohen raste të sulmeve të rënda që për qëllim kanë shkaktimin e dëmit, krijimin e pasigurisë dhe kësisoj frikësimin e qytetarëve”, ka shkruar Sveçla.

Megjithëkëtë ai ka thënë se Kosova është e vendosur në luftën përballë bandave kriminale e do t’iu përgjigjen ashtu sic e meritojnë.

“Por, nuk ka kthim mbrapa. Policia e Kosovës, institucionet e sigurisë e mbi të gjitha Republika e Kosovës është e vendosur në luftën përballë bandave të tilla kriminale të cilave do t’i përgjigjet ashtu siç e meritojnë. Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi dhe drejtësia do të ngadhnjejnë mbi çdo celulë terroriste, mafioze e kriminale”, përfundon shkrimi.

Të ngjashme

Të fundit