11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Detajet mahnitëse të transferimit të Mudryk te Chelsea, 25 milionë euro i ndahen ushtrisë ukrainase për luftimin e Rusisë

- Advertisement -

Detajet mahnitëse pas transferimit 100 milionë euro të Mykhailo Mudryk në Chelsea nga Shakhtar Donetsk janë zbuluar nga klubi ukrainas.

Mudryk – i cili ishte supozuar se do t’i bashkohej rivalëve të Londrës, Arsenal – përfundoi lëvizjen e madhe në “Stamford Bridge” të dielën dhe u zbulua zyrtarisht gjatë fitores së tyre ndaj Crystal Palaces.

Pas lëvizjes, presidenti i Shakhtar Rinat Akhmetov ka dhënë tani detaje të plota mbi transferimin dhe zbuloi se skuadra e Graham Potter luan kundër Shakhtarit në një miqësore në një ‘Donetsk ukrainas’ si pjesë e marrëveshjes.

Chelsea confirmed the £88million signing of Ukrainian star Mykhailo Mudryk on Sunday

Në një deklaratë zyrtare në faqen e tyre, Akhmetov shkroi: “FC Shakhtar ka nënshkruar një marrëveshje përfundimtare me Chelsea FC dhe kështu futbollisti ukrainas Mykhaylo Mudryk do të vazhdojë karrierën e tij me Blutë në kampionatin më të fortë kombëtar, Ligën Premier”.

“Së pari dhe më kryesorja, dua të falënderoj të gjithë botën e qytetëruar për ndihmën e Ukrainës. Sot ne jemi në gjendje të flasim për futbollin ukrainas falë ushtrisë ukrainase, popullit ukrainas dhe mbështetjes së jashtëzakonshme të gjithë botës së qytetëruar. Vetëm duke bashkuar përpjekjet do ta mposhtim të keqen që ka ardhur në shtëpitë tona”.

“Asnjëherë nuk e kam bërë sekret që ëndrra ime është të fitoj trofe evropianë. Kjo do të thotë që lojtarë si Mudryk duhet të ftohen në klubin tonë, në kampionatin tonë ukrainas, dhe ne duhet të fitojmë trofe evropianë me lojtarë të tillë”.

Shakhtar Donetsk President Rinat Akhmetov revealed his side will play Chelsea in a friendly

“Fatkeqësisht, tani është e pamundur, pasi Ukraina po lufton luftën e tmerrshme dhe të padrejtë të zhvilluar kundër nesh nga Federata Ruse. Por, kam besim se do të fitojmë. Dhe ne do të luajmë një miqësore kundër Chelseat në Donbass Arena në një Donetsk ukrainas”, ka potencuar ai.

Për shkak të luftës në Donbass, Shakhtar nuk ka luajtur në stadium që nga viti 2014. Stadiumi ka mbetur i papërdorur dhe i mbyllur për publikun pasi klubi u detyrua ta lironte atë.

Akhmetov vazhdoi: “Kjo është arsyeja pse kam marrë një vendim për të nisur ‘Zemrën e Azovstal’, një projekt i krijuar për të ndihmuar mbrojtësit e Mariupolit dhe familjet e ushtarëve të rënë. Veprat e tyre të trimërisë janë të pashembullta në historinë moderne”.

The two teams will play in Donetsk - which is still heavily damaged after conflict with Russia

“Unë po ndaj 25 milionë euro sot për të ndihmuar ushtarët tanë, mbrojtësit dhe familjet e tyre. Paratë do të përdoren për të mbuluar nevoja të ndryshme – nga ofrimi i trajtimit mjekësor dhe protetik dhe mbështetja psikologjike deri tek përmbushja e kërkesave specifike”.

“Për të siguruar transparencë, projekti do të ketë një ekip profesional të pavarur që do të jetë në kontakt me mbrojtësit e Azovstal, familjet e tyre, ofruesit e kujdesit dhe vullnetarët”, bëri të ditur më tej ai

Mudryk u zbulua në Stamford Bridge ndërsa mbante një flamur ukrainas – më pak se një vit pasi mbretërimi i Roman Abramovich në krye të klubit mori fund pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Shakhtar have not played at the Donbass Arena since the war in the region began in 2014

Pas sanksioneve nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, muajin pasardhës Abramovich njoftoi synimin e tij për të shitur klubin që kishte në pronësi që nga viti 2003, duke çuar në marrjen e Todd Boehlyt dhe bashkëpuntorëve të tij dhe një rrjedhë nënshkrimesh me para të mëdha që nga ajo kohë, shkruan Telegrafi.

Mudryk ka lindur në Krashnohrad, Ukrainë, më 5 janar 2001, dhe ai ishte pjesë e grupit të të rinjve në Shakhtar Donetsk nga viti 2016, duke bërë paraqitjen e tij të parë për klubin dy vjet më vonë.

Mudryk bëhet nënshkrimi i pestë i Chelseat këtë janar, duke iu bashkuar David Datro Fofana, Joao Felix, Benoit Badiashile dhe Andrey Santos.

Akhmetov confirmed that $25million (£20.5m) would be allocated to Ukrainian soldiers

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit