Ish-komandanti i UÇK-së, Ramë Buja ka dhënë detaje të padëgjuara për Konferencën e Rambujesë.
Buja në emisionin Pressing në T7 tha se në aeroplan kanë hyrë me armë, pasi thotë se nuk e kishin ndërmend të dorëzoheshin të gjallë.
Tutje Buja thotë se në aeroport kishte serbë e shërbëtorë shqiptarë të tyre.
“Prej Prishtine me dy aeroplanë të vegjël në Rambuje. Hymë me armë të vogla, e patëm kërkuar, kemi thënë që nuk e kemi ndërmend që të bëjmë luftë në aeroport, por nuk dorëzohemi të gjallë, kjo është qëllimi i marrjes së armës. Hymë me armë në aeroplan. Aty në aeroport ka qenë edhe kryepolici i Serbisë, kanë qenë edhe do shërbëtorë shqiptarë të asaj kohe aty, dhe bile njërin që e njohsha mirë që ishte marrë me mua në 84-tën kur u burgosa, u nala për ta pa, thash më paska marrë malli me pa një mikun tim që se kam parë moti, ishte një shaka e zezë. Nuk dua tja përmend emrin, dhe është gjallë sot.
Ai ishte njëri nga ata që na shikonin sikur ne vinim nga qielli. Ishte shumë afër kryepolicit serb. Pastaj shkuam në Paris. Në aeroplan kur kemi hyrë ne, kanë qenë: Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova dhe Mehmet Hajrizi”, tha Buja